E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi në formë të mirë


Para një mase të madhe shikuesish, sot, Luan Krasniqi absolvoi pressetrajningun e tij.Ky boksier i kategorisë së rëndë, që të shtunen do të boksoj kundër amerikanit Tony Thompson, u prezentua i qetë dhe në formë tejet të mirë. Në rast të ngadhnjimit, Krasniqi do të fitoj të drejtën për të boksuar për kampion botëror në kategorinë e rëndë. Por, paraprakisht, për tu realizuar ishte termini publik, me crast, ngase ishte i rrethuar nga simpatizuesit dhe ekipet televizive, shërbimi i sigurisë u desht të krijoj fillimisht pak hapsirë, që Krasniqi t`iu prezentohet të gjithëve. Dhe kështu, për shkak të kohës së kufizuar, prezantoi vetëm një pjesë nga gjithë ajo që mundet. Në të kthyer, me durim nënshkroi autogramet, simpatizuesëve u dha fotografi të dëshiruara dhe ishte i gatshëm për intervista para gazetarëve të shumtë në prak të luftës së të shtunes. Ndërkaq, në trajningjet jo publike, njeriu bindej se në c`formë të mrekullueshme ndodhet Luani. Poashtu edhe trajneri i tij Torsten Schmitz u deklarua me plotë bindje për boksierin e spikatur: „Nëse Luani bazohet në rezultatet e trajningut të tij, atëherë nuk ka dyshim se është e qartë se kush do ta fitoj luftën e të shtunes". Kush dëshiron që këtë duel ta ndjek live në ring, këtë mund ta bëj në Color-Line-Arena në Hamburg. Përshkak të interesimit të madh, është vendosur të shtohen vendet ulëse. Ndaj, të interesuarit duhet të shpejtojnë për të siguruar biletat e hyrjes. LuanKrasniqi.de pressetrajningu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›