E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: “I formatuar për të fituar”

Lorik Cana e di se angazhimi i tij fizik, ana luftarake e lojës së tij ka bërë popullor te Marseja, dhe se ai duhet të qendrorjë në mënyrë konstante në nivelin e tij për t'u përgjigjur vëmendjes dhe respektit të mbështetsve. Tashmë Lorikun po e shohim edhe në rolin e një golashënuesi. Per gazeten marsejeze "La Provence", Cana dha kete interviste:

Lorik, cilat janë përshtypjet e tua të para?
Ato janë shumë të mira. Ne jemi mirëkuptuar shumë shpejt me lojtarët e rinj, po punojmë mirë për të krijuar një grup kompakt.
Diferenca e madhe me sezonin e kaluar, ishte pikërisht besimi i tepruar te lojtarët e rinj të rekrutuar...
Sa më shpejt lojtarët të mbërrijnë, aq më shpejt do të formohet një grup, me veprime të harmonizuara. Në shtatë ndeshje miqësore, ne kemi kohën e mjaftueshme për këdo që dëshiron të njohë vlerat e tyre. Drejtuesit kanë punuar mirë që grupi të ndërtohet shumë shpejt.
Goli juaj nga 20 metra në Set (kundër Monpeljesë), edhe pse në një ndeshje miqësore ishte anekdotik...
Është një nga fushat ku unë duhet të bëj përpjekje për të progresuar. Albert Emon (trajneri) me ka folur shpesh, ashtu si babai im dhe trajneri i Kombëtares shqiptare. Unë kam një goditje të fuqishme, por vitin e kaluar, unë "ujita" jo pak herë tribunat dhe publikun. Kjo vjen edhe nga fakti që unë hallakatem shumë gjatë lojës dhe kur vjen casti i bekuar, mua më mungon qartësia. Nëse do të arrij të kanalizoj energjitë e mia, unë do të arrija të finalizoja më mirë.
Ekziston shpesh përshtypja se ju i ushtroni shumë fuqi në gjuajtjet tuaja...
Është e saktë, unë kam dëshirë që ta fus portierin me gjithë top brenda rrjetës, por kjo nuk është një gjë e madhe. Duhet të mësohem të kem më shumë precizion dhe më shumë shtendosje. Besimi mund të më clirojë gjithashtu.
Të përmirësosh një pikë të dobët nuk të pengon të rruash një pikë të fortë. Do të kemi gjithmonë një Cana luftarak?
Unë jam formuar kështu. Nuk dëshiroj të humbasë gjërat e mia bazë. Unë gjithashtu jam i ndërgjegjshëm për imazhin që le të njerëzit, nuk dëshiroj kurrë t'i zhgënjej. Unë do të qëndroj gjithmonë i njëjti njeri, duke u përpjekur të përmirësoj teknikën. Gjithmonë ky lloj lojtari pëlqehet nga shumica e klubeve, por në Marsejë akoma më shumë. Por kjo të jep përgjegjësi. Më presin të jem gjithmonë në atë nivel. Nuk mund të dobësohem.
Sa herë ti ke dëgjuar shprehjen: "Ah, sikur të kishim njëmbëdhjetë Cana..."?
Por, jo! Të paktën duhet thënë pa portierin. Dhe sulmuesit! Unë nuk jam i aftë të bëj ato që bëjnë Taivo ose Beje, Niang ose Nasri. Njerëzit mendojnë në aspektin mendor, por cdo lojtar ka karakteristikat e tij të vecanta.
Efektivi i përforcuar, rolet e dublurara, cili rrezik mund ta shqetësojë Olimpikun e Marsejës?
Duhet që të gjithë të përpiqen që ta mbajnë ekipin në nivele të larta. Me pesëdhjetë ndeshje në sezon, ne do të kemi sigurisht të gjithë mundësinë për të luajtur. Pas kësaj, këtu, ne jemi vendosur nën një presion të madh. Duhet të ndërtojmë baza të mira për të përballuar sfidat.
Roli juaj si zëvendëskapiten është i rëndësishëm?
Po. Kjo tregon atë cka të gjithë presin nga mua. Unë e marrë këtë si një nder, si një mirënjohje. Por, kur Habibi (kapiteni) është aty, unë qëndroj në "pension". Prej pesë vjetësh Olimpiku i Marsejës është pas tij dhe ai ka vlera. Në Marsejë, ky rol është honorifik, por sjellë kërkesë, dhe duhet të jesh shembull.
Cili është përcaktimi juaj i fjalës kompeticion?
Për një sportist, është dicka që duhet të jetë midis nesh. Unë jam i formatuar për këtë, për të fituar cdo ndeshje, edhe sikur të luaj letra apo basketboll me miqtë e mi. Unë jam lindur për të fituar. Dhe në profesionin tim, unë jam i kushtëzuar për këtë.
Përgatiti: Arben Shemili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›