E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kë kopjon më mirë Nora Istrefi, Nicol Serchinger apo Rihannën?

 Si zakonisht, këngëtarja Nora Istrefi mendon që gjithmonë t’i befasojë fansat e saj me këngë ritmike, paraqitje seksi dhe klipe të nxehta. Edhe këtë radhë me këngën “Sekret”, ajo bëri një rikthim të ri në qendër të vëmendjes. Klipi ishte i nxehtë dhe me një performancë që më parë nuk është vërejtur te këngëtarja. Por, me rëndësi ishte se veshja, stili dhe vallëzimi ishin totalisht kopje! A thua këngëtaret shqiptare e kanë më të lehtë të huazojnë nga të tjerët se sa të duken origjinale? Në fillim klipi kishte ngjashmëri me klipin e Tuna Sejdiut. Vallëzimi i këngëtares dhe balerinave ishte i njëjtë sikur te klipi i Tunës. Mos vallë është faj i regjisorit që bën klipe të njëjta? Që të dyja këngëtaret kanë bashkëpunuar me regjisorin serb Dejan Milicevic. Edhe pse kënga menjëherë ka marrë pëlqimin e audiencës pasi Nora këndon prej vitesh, disa mendojnë se kjo këngë është frymëzuar nga mega hiti “Hush, hush”, i grupit “Pussycat Dolls”. Ndonëse në këngën e Norës, kompozitori është munduar të fusë tinguj të melosit tonë sa për të fshehur gjurmët, megjithatë kënga shpesh tingëllon si kopje. Gjithçka do të kishte kaluar pa u vërejtur sikur Nora të mos kishte kopjuar stilin e Nicol Serchinger, lidere e të njëjtit grup. Në disa skena, Nora Istrefi duket tamam si Nicol në klipin “Hush, hush”. Krehja, veshja dhe stili i vallëzimit shpesh të vënë në dilemë, është Nora apo Nicol? Por jo vetëm kaq, përveç këtyre që përmendëm më lart, për veshjen në këtë klip, Nora është frymëzuar nga këngëtarja tjetër amerikane, Rihanna. Lehtë mund të shihet kjo veshje në fotot të cilat i servirim për lexuesit. Sa u përket fustaneve, nuk është hera e parë që këngëtarja kosovare është akuzuar për huazim të të tjerëve. Ndoshta fajet i ka stilistja me të cilën bashkëpunon. Edhe pse e njëjta stiliste shpesh ka akuzuar disa këngëtare  duke i komentuar se nuk duken bukur, realiteti flet ndryshe për këngëtaren për të cilën përkujdeset. Si përfundim del se këngëtaret tona po i kthehen modës klasike, asaj të kopjimit!                                 bl.re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›