E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismolli: U ktheva te Gramozi pa u menduar dy herë

Nga Kristi Lilo

Për të pasur siguri në objektivin për ngjitjen e Gramozit sa më lart në tabelë, trajneri Ilir Qirjako u ka besuar disa ishëve, duke i rikthyer në ekip. Një nga këta është mesfushori Ervis Ismolli, kontribues edhe në ngjitjen historike të kolonjarëve në superligë. Ai ka firmosur për Gramozin dhe shprehet lumtur për zgjedhjen që ka bërë. Për Sportin shqiptar ai tha: Jam kthyer te Gramozi me dëshirën për ta ndihmuar këtë ekip të renditet në vendet e para në fund të kampionatit.

Vendosa pa u menduar dy herë të luaj për këtë ekip, edhe pse kisha mundësi të tjera. Zgjodha Gramozin, sepse kam kujtime shumë të bukura me të dhe sepse ka një tifozëri të zjarrtë. Shpresoj që bashkë me disa nga lojtarët veteranë, siç janë Peçi, Shupe dhe Caka, ta udhëheqim ekipin fazën e dytë për të marrë sa më shumë pikë.

Te Gramozi kanë ardhur futbollistë cilësorë, ku do të veçoja Arapin dhe Çelën, si dhe brazilianin Perero. Përvoja e tyre do të na ndihmojë për të qenë të suksesshëm fazën e dytë. Me ndihmën e trajnerëve Qirjako dhe Hitaj, të cilët falënderoj për besimin, them se do ta ngjisim Gramozin në vendin që i takon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›