E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isni Kilaj rizgjedhet kryetar i PDK-së në Malishevë

Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së në Malishevë, në mbledhjen e mbajtur të premten mbrëma me aklamacion e ka rizgjedhur për kryetar të degës Isni

Kilajn, ka njoftuar dega e PDK-së përmes një komunikate të shtunën. Ka qenë sipas njoftimit vet kundërkandidati për të parin e degës Ragip Begaj (aktualisht kryesues i KK të Malishevës) ai që ka propozuar që Kilaj të rizgjidhet kryetar.

“Në kuvendin zgjedhor të degës Isni Kilaj e ka fituar shumicën dërmuese të votave të delegatëve dhe propozoj që ai të zgjidhet kryetar dege”, ka arsyetuar Begaj.

Në takimin e së premtes PDK-ja e Malishevës ka zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së degës, ndërkohë që sekretarin dhe nënkryetarin pritet t’i zgjedhë kryesia më vonë.

Sipas njoftimit të PDK-së, pas zgjedhjes së kryetarit, në këtë degë kanë aderuar mbi 100 anëtarë të rinj, siç thuhet, “kryesisht të ardhur nga subjektet tjera politike, e në veçanti nga Vetëvendosje dhe LDK-ja”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›