E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Gjendje të rëndë në komunën e Gjakovës

Përfaqësues të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjakovë, kanë tërhequr vërejtjen së komuna e Gjakovës po kalon një gjendje të rëndë, në shumë fusha, ndërsa nuk ka pasur përmirësime edhe gjatë këtij viti.

Gjatë një konference për media, kryetari i kësaj dege, Luan Gola, ka përmendur disa fusha që kjo komunë ka ngecur, siç janë zhvillimi ekonomik, arsimi, shërbimet shëndetësore, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se mirëqenia familjare tek gjakovarët është gjithnjë e më e paktë.

Ai tha se për disa nga këto të dhëna bazohet edhe në hulumtimet e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Ai ka përmendur njërën nga këto raporte, kur ndër të tjera thuhet se: “61 për qind të qytetarëve nga kjo komunë nuk kanë mjete të mjaftueshme për të paguar shërbimet publike në krahasim me 41% në shkallë vendi. Ndërsa 33% të banorëve të Gjakovës nuk kanë mundësinë e sigurimit të një racioni me mish në javë, në krahasim me mesataren në 20% në shkallë vendi”.

Gola ka cituar edhe të dhëna të tjera, “që argumentojnë se gjendja në komunë e Gjakovës është shumë e rëndë”. Sipas tij Gjakova vazhdon të ketë numrin me të madh të personave që ikin nga komuna sipas pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike . Sipas tij 1.100 qytetar e lëshojnë komunën brenda vitit. Ndërsa, sipas tij, numri i bizneseve të regjistruara në komunën e Gjakovës është e fundit në nivel të Kosovës”, tha Gola.

Ngecje sipas tij ka edhe në arsim që sipas tij është katandisur.

“Ne kemi qenë komuna që kemi eksportuar kuadro të arsimuar, ndërsa tani jemi poshtë në lista në nivel të vendit. “Mesatarja e arsimit në Gjakovë është më e ulët se mesatarja në Kosovë”, tha Gola, duke përmendur këtu se vetëm 9 për qind kanë arsim universitar. Ai ka përmendur komuna si Shtime e Malishevë që kanë përqindje më të lartë se komuna e Gjakovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›