Vetëvaret një 57 vjeçar nga fshati Klinë e Mesme

Bedri Ajeti, 57 vjeç, nga fshati Klinë e Mesme e Skenderajt, është gjetur i varur në litar, të shtunën paradite.
Trupi i pajetë i varur në litar është gjetur në katin e dytë të një shtëpie të pabanueshme në fqinjësi dhe mjeku kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, vetëm ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe policia e cila ka kryer ekspertizën, sipas të cilës, te viktima nuk janë gjetur shenja dhune. Besim Hoti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se “nuk është gjetur asnjë shenjë, e cila do të mund të çonte te ndonjë dyshim. Ekspertiza ka konstatuar se nuk ka elemente për vdekje të dyshimtë”, raporton Koha.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i është dorëzuar familjes./Indeksonline/