Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Prizren, po vëzhgohet nga Thaçi

Dega e PDK-së në Prizren,po vazhdon të mbajë Kuvendin Zgjedhor. Në punimet e këtij Kuvendi,po merr pjesë edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Ai para delegatëve ka lavdëruar Degën e PDK-së në Prizren, për punën që ka bërë deri më tash në këtë qytet.
Sipas tij, PDK-ja në Prizren, ka treguar modelin më të mirë se si qeveriset vendi. Thaçi pas fjalimit nuk është larguar nga Kuvendi Zgjedhor. Ai po vazhdon të vëzhgojë nga afër procesin e Kuvendit Zgjedhor dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së në Prizren.
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Ramadan Muja, tha se me anagzhimin dhe punën e saj, PDK-ja në Prizren, ka dëshmuar se bashkimi energjive pozitive është i domozdoshëm për fuqizimin e koncepteve të reja për ndërtimin e shtetit më të ri në botë.
“Vizioni I PDK-së është i hapur për të gjithë ata që e duan punën, vendin dhe janë të gatshëm për ta vazhduar punën e shkëlqyshme”, tha Muja.
Sipas tij, PDKja me sukses arriti t’i fitojë pesë parë zgjedhje, dhe ta udhëheq Prizrenin, drejt ndryshimeve të mëdha .
Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha tha për “PrizrenPress” se kuvendi në këto moment është duke votuar për të zgjedhur Kryesinë e re.”Procesi është duke vazhduar në mënyrë të rregullt.Ende nuk kemi arritur të propozimet dhe zgjedhja e kryetarit”, tha Hoxha.
Në garë për Kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, deri më tash janë paraqitur dy kandidatë:Nait Hasani dhe Nijazi Kryeziu, ndërkaq mediat shkruajnë së në garë do të hyjë edhe Ramadan Muja, por nuk përjashtohet mundësia që numri i kandidatëve të rritet./Indeksonline/