Istog, fiton zgjedhjet Lidhja Demokratike

Lidhja Demokratike e Kosovës është konfirmuar si forca e parë politike në Istog, vendlindjen e themeluesit të saj, Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LDK-së Haki Rugova ka marrë 7.338 vota ose 49.7%, kandidati i PDK-së, Shasivar Haxhijaj 3.189 vota ose 21.6 %, kandidati i AAK-së, Muhamet Shatri 3.170 vota ose 21.5 %, kandidati i LDD-së, Rifat Osmanaj 576 vota ose 3.9 % dhe kandidati i AKR-së, Ismelt Mulaj 483 vota ose 3.3 %.
Pritet që numrimi i votave me kusht të përcaktoj nëse do të ketë balotazh midis partnerëve të koalicionit qeveritar, Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe rezultatet e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim” nuk japin fituesin në raundin e parë duke shtuar se çështja e balotazhit nuk dihet për shkak se duhet të numërohen edhe votat me kusht, numri i të cilave është 214, derisa numri i votave të pavlefshme është 116.
Në votimet e ditës së dielë, kanë marr pjesë 15.001 persona me të drejtë vote, ose vetëm 38.2 %. Zgjedhjet e parakohëshme në Istog u mbajtën pas vdekjes së kryetari të kësaj komune, Fadil Ferati.
Bul Salihu < I mëparshmi