E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Apeli lë përjetë në qeli Kastriot Jaupin

VLORE- Gjykata e Apelit të Vlorës "kyç" në qeli përjetësisht Kastriot Jaupin, i njohur si një nga të "fortët" e Urës Vajgurore. Jaupi u cilësua fajtor për vrasjen e oficerit të policisë, Ilir Ngresi, më 30 dhjetor të vitit 2000. Beratasi ishte dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës me të njëjtën masë dënimi.

Në vitin 2008 ai u ekstradua nga Spanja dhe menjëherë sapo mbërriti në qelitë shqiptare i kërkoi Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes, me argumentin se shkallët më të ulëta të gjyqësorit nuk kishin vlerësuar prova të rëndësishme që vërtetonin pafajësinë e pretenduar prej tij. Pasi u njoh me pretendimet e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë i dha të drejtën atij të ankohet. Dosja u kthye për rigjykim në Apelin e Vlorës. Pas më shumë se një viti shqyrtimi gjyqësor, treshja e gjyqtarëve nga Korça: Anesti Kasuli, Brunilda Orham dhe Meriban Mullaj, e cilësuan Jaupin fajtor për ekzekutimin e oficerit Ngresi, krim i kryer për shkak të detyrës që ushtronte viktima.

Jaupi eshte fajtor per "vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës" dhe "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi më 12 nëntor 1997, në vendin e quajtur 'Guri i Bardhë' në Berat, Jaupit i vritet i vëllai, Ilir Jaupi gjatë një përplasjeje me armë me forcat e policisë. Kastrioti , i njohur si i "forti" i Urës Vajgurore, mik dhe më pas armik i killerit Altin Dardha beri pergjegjes per kete vrasje, Ilir Ngresin. Ai vendos të hakmerret dhe planifikon vrasjen e efektivit blu.

Më 7 tetor 2000 i zë pritë Ngresit për ta eliminuar, por nuk arriti dot, vetëm sa e la të plagosur. Sipas Prokurorisë, për të vënë në jetë planin e tij, Jaupi bashkëpunon me Dritan Zhukën, i njohur ndryshe me nofkën "Shuaipi" dhe më 30 dhjetor 2000 në qytetin e Vlorës, qëllojnë për vdekje Ilir Ngresin, i cili ishte transferuar ndërkohë në policinë e Delvinës. Pas krimit, Jaupi largohet nga Shqipëria per tu arrestuar më pas në Spanjë ne 2008.
(GSH/s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›