E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet Kushtetuese, BDI: Kundër nëse s'pranohen kërkesat

Nëse kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk pranon kërkesat e shqiptarëve për ndryshimet kushtetuese, atëherë BDI do të votoj kundër. Kështu u shprehë në një intervistë për AlSat, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ndërsa vlerësoi të nxituara deklaratat e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Cërvenkovski se nuk pranojnë kërkesat e shqiptarëv.

“Nëse insistohet që të mos preket asgjë në drjetim të ndryshimeve kushtetuese, unë mendoj se nuk do të ketë ndryshime aktualisht në kushtetutën e Maqedonisë, po mund të ketë pasoja në të ardhmen sa u takon ligjeve që duhet të votohen me parimin e dyfishtë, parimin e Badinterit në parlamentin e Maqedonisë”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Me këtë rast Ahmeti tha se cila është kërkesa kryesore e BDI-së. “Mendojmë se është e arsyeshme, mjaft e logjikshme që ligjet të tilla që miratohen me votim të dyfishtë gjithashtu në Gjykatën kushtetuese të rrespektohet parimi i Badenterit”, tha ai.

Lideri i BDI-së bëri të ditur se janë dakorduar me kryetarin e DR-së, Imer Selmani për harmonizimin e qëndrimeve. “Unë kam patur një bisedë telefonike me z.Selmani me [ka ramë në pajtueshmëri që Komisionet të përbëra nga juristët ata mund të ulen të bisedojnë të harmonizojnë gjërat dhe të përpiqen të jenë sa më të arsyeshmë me argumente shkencore që të bindin edhe palët në bisedime VMRO-në dhe LSDM-në sepse qëllimet tona nuk kanë asnjë prapaskenë”, vijoi Ahmeti.

Ahmeti dhe Selmani në takimin e fundit të liderëve, propozuan që vendimet në Gjykatën Kushtetuese të merren me votim të dyfishtë, me parimin e Badenterit, rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në këshillin gjyqësor dhe miratimin e buxhetit me votim të dyfishtë.

Shkëlzen Aqifi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›