Dobjani: Policia po ben shantazh

Ne lidhje me kete rast Dobjani rrezon akuzat se ka tentuar te mbylle hetimet, duke sulmuar ashper Policine e Shtetit se gjate inspektimit rezultoi se te shoqeruarit per ngjarjen ne fjale ne Shkoder jo vetem nuk mbaheshin ne seksionin e posacem, por merreshin ne pyetje me dhune.
Pikerisht ky raport qe ka kritika per policine e Shkodres eshte bere shkaku per perplasje mes dy institucioneve, nga njera ane policia qe pretendon se eshte penguar per te hetuar nje ngjarje duke paditur Dobjanin dhe nga ana tjeter avokati i popullit qe hedh alarmin se dhuna ne komisariate eshte bere teper shqetesuese.
Dobjani shprehet se eshte ne pritje te reagimit zyrtar te drejtorit te pergjithshem te policise, Ahmet Premci dhe ministrit te Brendshem.
“Gjate muajit te fundit po vertetohet se dhuna e policise ndaj qytetareve eshte e pranishme. Veprimin e policise e quaj nje shantazh ndaj avokatit te popullit. Nje turp per policine, qe pas nje bashkepunimi te mire nuk po e lejojne te kryeje punen. Ata akuzojne se avokati i popullit ka shkelur ligjin”, ka deklaruar Dobjani.
Dobjani shton se gjate inspektimit shkelja kryesore qe kishte konstatuar ishte ajo e shoqerimit te nje 20 vjecari qe policia nuk e kishte rregjistruar per te shoqeruar dhe e ka dhunuar per te deshmuar mbi nje ngjarje per te cilen ne kohen kur ka ndodhur personi ne fjale ka qene vetem 9 vjec. Sipas Dobjanit, kjo situate eshte ndeshur ne disa komisariate ne vend.
“Mjafton te shkosh ne nje nga burgjet shqiptare dhe te pyesesh te burgosurit. Ata thone se dhuna ushtrohet kur merren ne pyetje nga agjentet e policise”, ka shtuar Dobjani.