Itali - mbyllet fushata politike
Silvio Berluskoni ka zgjedhur koloseun e Romes per te bere mitingun e tij te fundit elektoral. Fillimisht kavalieri ka drejtuar nje apel per vote te dobishme dhe me pas ka bere sulmin e radhes per kundershtarin e tij kryesor Valter Veltroni, i cili konsiderohet si komunikues i madh por edhe si nje marionete e manovruar nga te tjere. Optimizmi ngjites i kavalierit duket se ka prekur zemrat e mbeshtetesve te Partise Popullit te Lirise, partia e re e krijuar nga Berlusconi i cili braktisi Forca Italian. Sipas njeritprej mbeshtetesve "Berluskoni me qartesine e tij ka bindur edhe te pavendosurit". Ne mitingun e tij elektoral, lideri i PDL, megjithe sigurine se do te fitoje, ju drejtua zgjedhesve te partive me te vogla te qendres se djathte duke i ftuar qe te mos ta shperdorojne voten dhe ta bejne me te plote fitoren e forces qe ai drejton. Nderkohe qe sekretari i partise demokratike , Valter Veltroni ka mbyllur fushaten e tij elektorale ne sheshin Duomo te Milanos. Koha e keqe dhe shiu nuk kane arritur qe te prishin mitingun. Veltroni duke ju drejtuar zgjedhesve tha: "Ne nuk luftojme pasurine. Luftojme varferine dhe perjashtimin. Mos ta harrojme kete gje". Ish kryebashkiaku i Romes, i bindur per fitoren e qendres se majte ka marre mbeshtetjen edhe te aktorit amerikan George Cloony i cili e krahasoi Veltronin me Kandidatin demokrat per presidencialet ne amerike Barak Obama, gjate nje konference per shtyp me rastin e prezantimit te filmit te tij. "Eshte nje mik, -tha ai duke ju referuar Veltronit. Besoj se mund te beje shume gjera te mira per Italine".