E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush mbështet Petreas

 

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka njoftuar bllokimin e terheqjes se ushtareve te tij nga Iraku, duke filluar qe nga fundi i korrikut, duke pranuar keshtu rekomandimet e Komandantit Amerikan ne Irak Deivid Petreas. "Gjenerali Petreas, mendon se ka nevoje per kohe per te konsoliduar forcat dhe per te stabilizuar efektet persa i perket reduktimit te prezences amerikane-tha Bush. Ky veprim kryhet para se te vendoset ne lidhje me rekomandime te tjera per reduktime te metejshme. i kam thene gjeneralit, qe do ti jepet e gjithe koha per te cilen do te kete nevoje". Periudha e pauzes duhet te zgjase 45 dite. Bush ka bere te ditur qe koha e sherbimeve jashte vendit per ushtaret do te reduktohet nga 15 ne 12 muaj, duke filluar qe nga gushti. Aktualisht ne Irak ndodhen rreth 150 mije ushtare. Presidenti ka theksuar qe do te vere veton per cdo lloj ligji te Kongresit qe imponon skadence per terheqjen e ushtareve amerikane nga Iraku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›