Flaka olimpike mbërrin në Argjentinë
Flaka olimpike ka mbërritur ne Buenos Aires. Ajo kalon ne territorin argjentinas per te paren here ne historinë e Olimpiadës. Nje numër i madh forcash te sigurise eshte organizuar ne pritje te stafetës ne rrugët e kryeqytetit. Kërkohet te evitohen trazirat pas eksperiencës se Londrës dhe Parisit. Përfaqësuesit e shoqatës "Tibeti i lire ne Argjentine" kane njoftuar se do te kryejne veprime te paprtitura, por kane perjashtuar shuarjen e pishtarit. Vazhdimi i udhetimit te flakes olimpike neper bote nuk diskutohet, megjithëse presidenti i Komitetit Olimpik Nderkombetar Zhak Rozhe, ka pranuar ekzistencën e një krize te vërtetë. Duke folur ne Pekin me pergjegjesit e komiteteve olimpike kombëtare ka thene : "Thuajuni atleteve tuaj qe do te dalim nga kjo krize. Thajuni atyre qe do te mund te japin nje shembull te cilin bota do ta admiroje". Dalai Lama ka nisur nje turne conferencash ne SHBA, te programuar qe para trazirave te marsit ne Tibet.