AEY, Xhon Kerri heton Diverolin
Një tjetër komitet i Senatit amerikan po heton Efraim Diverolin, jo për aferen e fishekëve kineze por për parregullsinë e kontratave të tij me administratën amerikane.
Xhon Kerri, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Senatit për Bizneset e Vogla dhe Sipërmarrjet kërkon shpjegim ngaadminsitrata Bush, se përse firma AEY e milionerit Diveroli u klasifikua si biznes i vogël nëpër dhjetra kontrata federale, kur në fakt nuk ishte I tillëBiznese të tilla merren në mbrojtje nga diskriminimi dhe u sigurohen kontrata federale, Kerri I dërgoi një letër Departamentit të Mbrojtjes dhe të shtetit për t'I kërkuar sqarime, se përse ekspertët e tyrenuk kishin kontrolluar në bazën e të dhënave të bizneseve të tyre, ku sigurisht do të kishin zbuluar se AEY nuk klasifikohej dhe as kishte kërkuar ndonjëherë të favorizohej si biznes I tillë. Departamentet shpjeguan pak ditë më parë se kjo kishte ndodhur për faj të një gabimi në kode, por për Kerrin një keqklasifikim I tillë me 49 kontrata të njëpasnjëshme është I pamundur. Pas shfaqjes si biznes I vogël, Diveroli mësohet të ketë fituar 204 milionë dollarë, nga rreth 8 milionë që kishte më parë. Komiteti do të hetojë nëse AEY mori një trajtim preferencial. Kontratame Pentagonin tashmë I është ndërprerë pasi Diveroli ndodhet nën hetim nga agjencitë federale