E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT: Gjendja e mjekut jashtë rrezikut për jetën.

 

Gjendja shëndetësore e shefit të kardiokirugjisë Ali Refatlari është plotësisht jashtë rrezikut për jetën. Kështu ka njoftuar stafi mjekësor që kujdeset për të. Sipas tyre kardiokirurgu ka marrë dy goditje të rëndë me thikë një në pjesën lart të krahut dhe tjetrën në dorë, port ë dyja goditjet nuk kanë sjellë probleme në organet jetike të tij.

Reparti I kardiokirugjisë në QSUT u trondit rreth orës 9:00, kur 35 vjeçari Arben Strazimiri shfytëzoi një moment kur mjeku po dilte nga zyra e tij në katin e parë të repartit tek një takim i planifikuar. Agresori shfrytëzoi momentin kur mjeku ishte vetëm dhe u turr drejt tij me thikë në dorë. Fatmirësisht në momentin e agresionit në vendngjarje u ndodh një polic kriminal I cili ndërhyri për të parandaluar krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›