Moti i keq, mbeten të bllokuara disa akse rrugore në veri.
Moti i keq që ka pushtuar vendin ditët e fundit ka krijuar probleme në shumë akse rrugore, kryesisht në veriun e vendit.Reshjet e dendura që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe përgjatë natës kanë bllokuar disa komuna në veri. Sipas të dhënave që ofrojnë korrespondentët e gazetës, vende – vende trashësia e dëborës ka arritur 50 cm. Kështu janë krejtësisht të pakalueshme Aksi Fushëarrës –Iballë, Bogë-Theth, dhe Kir-Pult- Breglumi në zonën e Shkodrës. Këto akse rrugore jo vetëm që janë të pakalueshme por as nuk po punohet për zhbllokimin e tyre. Në rrethine Peshkopisë, zona e dibrës është gjithashtu problematike. Në lurë trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm borë, në kalanë Dodës 40 cm, Ternova 45 cm dhe Martanesh 35 cm.
Ndërkohë që përsa i përket jugut të vendit, burime të gazetës pohojnë se problematike paraqitet zona e Dardhës. Në aksin e saj rrugor automjetet kalojnë me zinxhir, ndërsa akset tjera rrugore janë plotësisht të kalueshme.