Tafaj: Qeveria e re të marrë në konsideratë vërejtjet e Komitetit të OKB për PAK
TIRANË- PAK përshëndet qëndrimin e komitetit të OKB për të drejtat e njeriut. Kreu i PAK, Sinan Tafaj shprehet i lumtur që OKB ka kërkuar rikthimin e të drejtave të kësaj kategorie. Sipas Tafaj, qeveria e re duhet të marrë në konsideratë vërejtjet e Komiteitt të OKB.
“Këshilli Kombëtar përshëndet qendrimin e Komitetit të Drejtave të Njeriut të OKB, lidhur me gjendjen e të drejtave të PAK në Shqipëri. Ne nuk jemi të lumtur me gjendjen aktuale të të drejtave tona, por jemi të lumtur se pas 4 vjet lufte e përpjekjesh, përplasjesh, dhunës së ushtruar mbi ne, pengesat nga më të ndryshmet përfshirë policinë, bashkinë Shkodër, etj u arrit që ato të drejta që nuk na u dhanë nga institucionet përgjegjëse Shqiptare, na njihen nga organi superior i rruzullit tokësor për të drejtat e njeriut. Është për të ardhur keq që pas qendimit politik të ekzekutivit janë të lidhura verbërisht organe të tjera të pavarura përshirë edhe gjyqësorin deri edhe Gjykata Kushtetuese. Komiteti i të drejtave të njeriut i OKB, kërkon rikthimin e të drejtave të cënura në vitin 2012 duke e konsideruar si një shkelje, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e ka njohur si të drejtë këtë shkelje. Ne shprehim angazhimin tonë që në vazhdimësi ashtu si me qeverinë e kaluar edhe me qeverinë që vjen për të bashkëpunuar në funksion të përmirësimit të të drejtave të PAK. Është në nderin e qeverisë së re, që të marrë në konsideratë këto vërejtje, ti korigjojë sa më parë që të jetë e mundur dhe të kujdeset seriozisht për përmisimin progresiv të gjendjes ekonomike të PAK”, tha Tafaj.
“Ne shprehim besimin e plotë se parlamenti i ri shqiptar do të bëjë të gjitha përmirësimet ligjore për të bërë të mundur zbatimin në praktikë të Konventës së OKB për të drejtat e PAK, për të bërë të mundur pjesëmarrjen lirisht në zgjedhje dhe për të garantuar aksesin në votim nëpërmjet një votimi të lirë, të fshehtë e të pavarur”, shprehet Tafaj më tej.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tafaj: Qeveria e re të marrë në konsideratë vërejtjet e Komitetit të OKB për PAK