E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, banorët kundër ndërtimit te pallatit: Po zaptohen hapësirat publike

TIRANË- Vijon protesta e banorëve të dy pallateve pranë Bulevardit Zogu i Parë në Tiranë, të cilët kundërshtojnë prishjen e një vile 3 katëshe dhe ndërtimin në vend të sajë të një pallati disa katësh. Banorët pretendojnë se ndërtimi i pallatit po bëhet pa një leje përkatëse dhe se ky ndërtim sipas banoreve do të cënojë hapësirat publike edhe do të krijojë vështirësi në lëvizjen e banorëve. 

Irritimi i banoreve nisi që në orët e para të mëngjesit, pasi panë fillimin e punimeve të cilat ishin pezulluar dje me urdhër të Inspektoratit Ndërtimor. Një prej inspektorëve ditën e sotme u paraqit para banoreve duke u thënë se ndërtuesi ka lejen përkatëse, por pa jua paraqitur atë shkresërisht. 

‘Inxhinieri ma tregoi lejen dje. I ka paraqitur letrat në Inspektoriat. Dje e pezulluam se nuk kishte paraqitur letrat tek ne. Sot i ka letrat ne rregull. Nuk kanë lidhje me i paraqit letrat banorëve se nuk kanë ndonjë gjë. Banorët duhet të kenë ndonjë përfaqësues të vetin dhe avokati të vijë të shohë letrat”, u shpreh përfaqësuesi i Inspektoriatit ndërtimor. 

Banorët reaguan sërish madje duke deklaruar se nëse cënohen të drejtat e tyre ata do te marrin masa ekstreme. Njëkohësisht ata kanë paralajmëruar ngritjen e një akt-padie në Prokurori për veprimet e ndërmarra së fundmi.

“Kur kjo nuk është dhënë, ajo nuk është dhënë....më fal kur nuk janë dhënë gjithë këto leje, ku e nxori ai lejen e ndërtimit. Ku do bëhet ky pallat që e paska marrë lejen ai. Po na kërcënojnë me një familje hap sot një gropë, nesër hap një tjetër. Nëse preken të drejtat e familjes sime, unë do e bej kasaphanë”, u shpreh një banor.

“Prona është e përbashkët brenda një fisi. këto kanë tapinë e vet të ndarë. Duan të marrin 40 metër katror. Unë kam fotografitë e vjetra si kanë qenë”, tha një tjetër banor.

“Në duam të vihet një tabelë nga Bashkia, çfarë punimesh do bëhen këto dhe të respektohen rregullat që janë largësia ndërmjet pallatit. Kaq kërkuam ne. Pse vjen me polic nëse ke leje. Nëse je në rregull nuk ke pse të vish me polici”, u shpreh një banore.

Në këtë zonë ka një projekt i cili njihet si plani francez, por përplasjet lindën kur disa prej pronarëve të vilave pranuan të shembin shtëpitë për tu ndërtuara pallati ndërsa disa të tjera nuk kanë pranuar. Por, firma ndërtuese sipas banorëve me fillimin e punimeve provokon banorët e pabindur të cilët nuk pranojnë shembjen e shtëpive për ndërtimin e pallatit.

(e.m/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, banorët kundër ndërtimit te pallatit: Po zaptohen hapësirat publike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›