Itali- Vrau në 1990-ën, prangoset i shumëkërkuari shqiptar
Itali- Ka rënë në prangat e policisë italiane i shumëkërkuari shqiptar Besnik Zykaj i dënuar nga drejtësia shqiptare për krime kundër njerëzimit. I arrestuari që njihet edhe me emrin Bino Binaj është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare e cila më herët e ka dënuar me burgim të përjeshtshëm pasi ka vrarë një person dhe ka plagosur një tjetër.
Mediat italaine bëjnë me dije se i shumëkërkuari u arrestua teksa u paraqit pranë zyrave të emigracionit për të shtyrë afatin e leje qëndrimit në shtetin fqinj.
Që prej vitit 2008, 49-vjeçari është në kërkim ndërkombatar nga Interpoli. Zykaj gjatë vitit 1990 ka qëlluar me armë zjarri dy vëllezër që po kalonin ilegalisht kufirin, teksa ishte pjesë e një patrulle. Njëri nga vëllezërit humbi jetën ndërsa tjetri up lagos rëndë. Për kaq shumë vite, Zykaj përmes dokumentëve false ka jetuar në Itali.
Shkrime të tjera me interes:
- Itali- Ndalohet shqiptari, iu gjetën çeqe amerikane të 1990-ës Itali- Një 53-vjeçari shqiptar i janë gjetur nga policia italiane...
- Itali- Tentoi të vidhte banesën, vritet me armë zjarri shqiptari Itali- Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë teksa është...
- Itali- Rrihet barbarisht shtatzëna, nga i dashuri shqiptar Itali- Një surprizë për Krishtlindje për pak i ka kushtuar...