Itali, 19-vjeçari shqiptar bie pre e ksenofobisë
Një i ri 19-vjeçar është sulmuar sot me mjete të forta në kokë nga një bashkëmoshatar në qytetin e Gjenovas, në Itali. Ai ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Sulmi ndodhi duke gdhirë dita e djeshme, në një stacion treni. Mësohet se dy të rinjtë ishin grindur disa herë, ku shtetasi italian fyente shqiptarin për kombësinë e tij.
Mediat italiane njoftojnë se 19-vjeçari shqiptar kishte denoncuar më parë shtetasin italian për fyerje dhe dhunë, por ndaj tij nuk ishte marrë asnjë masë. Kjo ka bërë që të ndodhë edhe ngjarja e rëndë, ku i ri shqiptar me banim në Itali është në rrezik për jetën.