Meta Drejtesia nuk pranoi shantazhet e politikes

Kryetari i LSI, Ilir Meta përshëndeti konventën e LRI-së në Tiranë. Në fjalën përshëndetësi kreu i LSI u shpreh se byroja politike që orkestroi sulmin ndaj Ilir Metës
donte të shuante shpresën tuaj evropiane.
“Fitorja 5-0 në gjykatë është fitore ndaj jush, unë vendosa standard të ri në montazhin e shëmtuar të videos”- theksoi Meta, ndërsa nënvizoi se drejtësia kur tha fjalën e saj nuk pranoi shantazhet e politikës dhe se dështuan shantazhet e të korruptuarve.
“Ne nuk mund të pranojmë përdhosjen e vlerave më të rëndësishme tradicionale të shoqërisë sonë dhe aq më tepër që ligji të dhunohet në radhë parë nga përfaqësuesit e ligjit dhe drejtësisë’- vijoi kreu i LSI-së, duke shprehur edhe solidaritetin për prokurorët dhe gjyqtarët që duan të çojnë deri në fund dosjet, por që nuk i lejojnë t’i çojnë në fund.
Ilir Meta gjatë fjalës së tij akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama, që sipas tij “Rama nuk ka hallin e qytetarëve, por ka hallin që humbi bankën e tij”- u shpreh Meta duke nënkuptuar humbjen e thellë të kreut të PS-së për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë Meta inkurajoi LRI-në për fitoren e arritur në 8 maj, “LRI është fuqia dhe energjia e vërtetë e LSI-së”- theksoi Meta, ndërsa u shpreh se do të kandidojë sërihs për kreun e kësaj force politike.
Sipas tij LSI ka shumicën e këshilltarëve në Bashkinë, ndërsa në kohë rekord u transformua sheshi kryesor i Tiranës me përkushtimin dhe angazhimin për të bërë ndryshime në Tiranë