Itali, 24 vjet burg italianit që vrau shqiptarin
Një shtetas italian është dënuar me 24 vjet burg pasi akuzohet se është autori i vrasjes së shqiptarit Lulzim Hoxha, një vit më parë. 43 vjeçari Xhovani Kaiazo, ish administrator i një klubi nate në periferi të Rexhio Emilias u shpall fajtor për vrasjen e 22 vjeçarit, i cili banonte në Parma të Italisë. Vrasja ndodhi në lokal pas një ngatërrese mes 43 vjeçarit italian dhe një grupi shqiptarësh. Gjatë dëshmisë në gjykatë italiani ka pretenduar se ishte ndjerë i kërcënuar disa herë, në mënyrë të veçantë nga Hoxhaj, i cili kishte punuar për pak kohë në atë lokal dhe që sipas tij dëshironte të merrte drejtimin e atij lokali. Sipas prokurorisë pas vrasjes Kaizano kishte fshehur trupin e shqiptarit në një zonë të lumit Po, pranë Luzzaros.
Italia ekstradon 39 vjeçarin e dënuar me 18 vite burg
Tiranë - Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, ka bërë të mundur dje ekstradimin e një shtetasi shqiptar i cili është dënuar nga Drejtësia shqiptare me 18 vite burg. 39 vjeçari, akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë. Burime zyrtare policore thanë se Kastriot Gremi, u arrestua në Itali në 18 shator të vitit 2008, nga Interpol Roma. Ngjarja, për të cilën është dënuar 39 vjeçari ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, në periferi të qytetit të Fierit, në 13 maj të vitit 1992, kur ai në bashkëpunim me shtetasin Xhevair Braka, kanë rrëmbyer shtetasen O. B., duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
10 Prill 2009