Rrëshqitjet bllokojnë rrugën dhe hekurudhën
14/03/2010 Librazhd, ndërkohë banorët e zonës kanë ngritur çadrat, pasi shumë banesa janë shkatërruar
Librazhd-Bllokohet për disa orë segmenti nacional Librazhd-Përrenjas për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu. Ndërmarrja e rrugëve ka ndërhyrë me mjetet e saj duke larguar një masë të madhe dheu dhe gurësh që kishte bllokuar një pjesë të hekurudhës dhe aksin nacional në të dy drejtimet.
Rrëshqitjet
Mësohet se gjatë orëve të natës në vendin e quajtur kthesa e Dragostunjës është shkëputur një sasi e konsiderueshme dheu duke bërë që të ndërpritet qarkullimi i makinave gjatë gjithë natës e deri në mëngjes. Firma sipërmarrëse ka dërguar të gjitha mjetet dhe punonjësit për largimin e baltës dhe dheut që për shkak të ujërave nëntokësorë ishte derdhur në rrugë. Deri në mëngjes është e bërë e mundur që të zhbllokohet rruga automobilistike dhe të jetë i qarkullueshëm aksi nacional, ndërkohë që mbetet ende i bllokuar segmenti hekurudhor. Dje linja hekurudhore Elbasan-Pogradec nuk ka funksionuar. Sipas përgjegjësit të punimeve Nure Disha gjatë gjithë kohës po largohet dheu dhe gurët që aksi nacional të jetë i qarkullueshëm, por sasia e masës së rrëshqitshme është shumë e madhe për shkak të ujërave nëntokësorë dhe rrezikohen edhe disa shtëpi mbi hekurudhë. Ndërkohë po vazhdon puna që të jetë i qarkullueshëm edhe segmenti hekurudhor. Kjo pjesë vazhdon të kthehet në problematike sa herë që reshjet vazhdojnë me intensitet. Sipas specialistëve, qëndrueshmëria e këtij territori është mjaft e dobët dhe zgjidhja do të ishte ndërtimi i një prite betoni. Zona e Librazhdit është e përfshirë nga rrëshqitjet për shkak të territorit të paqëndrueshëm të krijuar nga ujërat e shumtë nëntokësor nga shirat e vazhdueshëm të këtyre muajve. Ndërsa vazhdon pastrimi i segmentit të hekurudhës për të bërë të qarkullueshme linjën e trenit, banorët e fshatit Togës kanë ndritur çadrat për shkak se rrëshqitja në këtë zonë ka dëmtuar 4 shtëpi dhe ka marrë me vete rreth 100 hektarë tokë.