ILDKP gjobit 7 zyrtarë të lartë
Sipas ILDKP-së, këta zyrtarë nuk kanë respektuar afatet e përcaktuara në ligj. Sipas ligjit në fjalë, të gjitha subjektet duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre: “për subjektet e reja, brenda 30 ditëve nga marrja e detyrës publikë dhe për subjektet që largohen, brenda 15 ditëve nga largimi prej funksionit zyrtar”. Gjoba ndaj tyre shkon në 20.000 lekë.
Personat e gjobitur janë shtetasi Ilda Bozo, drejtoreshë në Ministrinë e Punëve dhe Çështjeve Socialë; Dorjan Duçka, drejtor në Ministrinë e Ekonomisë 20.000 lekë; Sokol Seseri ish-përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; Përparim Jaku, përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Alma Qamo, këshilltare tek Autoriteti Mbikëqyrës Financiar; Altin Kokalari zv.drejtor tek Ujësjellës-Kanalizime dhe Vasil Shandro, ish-regjistrues në ZVRPP në Lushnjë.