Vetvendosja: Protesta e ardhshme paqësore më 22 janar
PRISHTINE-Lëvizja Vetvendosje bëri të ditur se nuk do të tërhiqet nga synimi i saj për të ndalur hyrjen e mallrave serbe në Kosovë ndaj një tjetër protestë do të vijojë brenda muajit Janar. Vetvendosja thekson se nuk do të kryejë protestë nëse qeveria kosovare zbaton ligjin e reciproritetit lidhur me mallrat.
“Protesta e ardhshme paqësore në bllokim të mallrave dhe automjeteve të Serbisë do të mbahet sot një javë, pra të dielën tjetër, me 22 janar 2012. Nëse Qeveria e Kosovës nis me zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë gjatë kësaj jave, natyrisht që nuk do ta mbajmë protestën e ardhshme me 22 janar”, tha në emër të Vetvendosjes. Shpend Ahmeti për TvNews24
Vetvendosja theksoi se dje nuk mund të thuhet se thjesht doli jashtë kontrollit situata apo se pati përplasje midis Vetëvendosjes dhe Policisë së Kosovës. “Dje, Policia e Kosovës ndërhyri dhunshëm ndaj protestuesve paqësorë, përkundër thirrjeve të shumta që policia të mos na sulmojë”.
Sipas kësaj Lëvizje, dje u arrestuan 146 protestues, 15 vazhdojnë të mbahen në arrest, me dhjetëra u plagosën.
“Policia kontrolloi veturat, autobusët si dhe u ka konfiskuar ushqimet, tendat dhe batanijet. Gjatë kontrollit ajo nuk ka gjetur asnjë mjet të fortë dhe madje as brisk dore.
Kishte strategji për dhunë nga ana e Qeverisë dhe Policisë. Pjesë e kësaj strategjie ishte ndërhyrja menjëherë në Merdarë dhe pas gjashtë orëve te Dheu i Bardhë.
“Protesta ishte në mbrojtje të Republikës dhe për prodhime të vendit. Moto e protestës ishte: Serbia nuk kalon! Dje, kishte reciprocitet, aq sa pati protestë”.
Vetvendosja thekson se Qeveria e Kosovës shkeli nenin 92.3 të Kushtetutës. “Kapitulli VI, Qeveria e Republikës së Kosovës, Neni 92 [Parimet e Përgjithshme], 92.3. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”.
Ndërkohë Lëvizja vetvendosje akuzoi qeverinë se po përdror policinë si vegël të qëllimeve të saj, duke shkelur ligjin.
“Politika e Qeverisë së Kosovës është policore dhe kjo po e bën Policinë e Kosovës politike. Policia e Kosovës po iu bindet urdhrave politikë të kryeministrit Thaçi dhe ministrit të Brendshëm Rexhepi në kundërshtim me ligjin. U thirrën në liri të lëvizjes, mirëpo në mënyrë të trefishtë vetë Policia e Kosovës e bllokoi lirinë e lëvizjes: në kufirin me Republikën e Shqipërisë, me post blloqe të shumta dhe me mbylljen e rrugës në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë”.
Vetvendosja bëri thirrje sot edhe lirimin e të burgosurve.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vetëvendosje: Ja emrat e të arrestuarve! VV: Policia dje dhunoi protestuesit, Rexhepi: Forca e përdorur, minimale