E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, griset e digjet libri i Fevziut, “Enver Hoxha”

ELBASAN-Në qytetin e Elbasanit është djegur në mënyrë demonstrative libri “Enver Hoxha” i gazetarit Blendi Fevziu nga një grup mbështetësish të Partisë Komuniste të këtij qyteti.

Të mbledhur në sheshin në qender te Elbasanit, mes temperaturave të ulëta, ata kanë protestuar duke e cilësuar librin nje fyerje ndaj figurës së Enver Hoxhës dhe ndaj historisë së luftës Antifashiste. Nën thirrjet ‘Enver Hoxha’, disa persona në mënyrë demonstrative ata kanë grisur dhe me pas djegur edhe kopje të ketij libri.
“Librin e kemi lexuar, por e kemi lënë përgjysëm sespe nuk lexohej më tej”, tha nje prej tyre per TVNews24.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›