Policia: Nga protestat dje, u plagosën më shumë policët
PRISHTINE-Në konferencën e sotme të Policisë së Kosovës, zëdhënësi, Baki Kelani ka dhënë bilancin e personave të plagoser nga të dyja palët dhe dëmet materiale të shkaktuara gjatë protestës së Lëvizjes Vetëvendosje në dy pikat kufitare, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha se gjatë protestës së djeshme janë plagosur mbi 20 qytetarë, 32 pjesëtarë të policisë, ndërsa janë arrestuar gjithsej 146 persona.
“Numri i përgjithshëm i personave të ndaluar nga Policia e Kosovës është 146. Ndërsa, 15 prej tyre me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa të tjerët janë liruar. Numri total i zyrtareve policorë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është 32, ndërsa numri i qytetarëve sipas informacioneve që ne kemi nga qendrat e mjekësisë është mbi 20”, ka thënë Kelani.
Zëdhënësi Kelani thotë se dhuna e përdorur nga Policia e Kosovës në drejtim të protestuesve ka qenë në proporcion me veprimet e protestuesve që këta të fundit kanë reaguar drejt policisë.
“Të gjitha veprimet kanë qenë të nevojshme dhe kanë qenë në mënyrën e parashikuar me procedurat ligjore dhe procedurat e brendshme që ka policia. Është përdorur një forcë e nevojshme. Ju e dini që nga ana e protestuesve ka pas hedhje të gsendeve të ndryshme, kështu që ka pasur plagosje nga po ato mjete të pjesëtarëve të policisë, po ashtu, ka pasur plagosje edhe të protestuesve nga po ato mjete”, sqaron Kelani.
Ndërkaq, lidhur me arrestimet e disa deputetëve të Kosovës, që vinë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, zëdhënësi Kelani tha se të gjitha arrestimet nga zyrtarët policorë janë bërë mbi bazën e bllokimit të rrugëve.
(d.b/RTK/BalkanWeb)