E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, 6 minorenë vidhnin kaska përzbavitje, edhe 1 shqiptar, arrestohen

MILANO - Janë kapur në flagrancë pesë minorenë dhe një 18-vjeçar, që vidhnin kaska afër Milanos.

«E kemi bërë për sfidë ndaj një shoqërie tjetër: të shohim kush vjedh më shumë kaska. Ishte si një lojë». Këtë e kanë bërë gjashtë djem nga Milano. Një 18-vjeçar dhe pesë minorenë, pesë italianë dhe një italo-shqiptar, të gjithë të pakapshëm deri mbrëmë. Por minorenët përfunduan në qendrën e mikpritjes, më i madh në San Vittore si të arrestuar nga agjentët e komisariatit Porta Genova me akuzën e mashtrimit.
 
Policët i kanë kapur të premten natën rreth orës 3.50 në rrugën Elba, pranë sheshit Piemonte. Ata kishin thika të vogla zviceriane dhe një pincë të madhe. Por janë rrëfyer menjëherë. Nëpër duar kishin dy, tre apo katër kaska secili. E pamundur të gjendej një justifikim: «Po, i kemi vjedhur», u kanë shpjeguar ata policëve.
 
Ata rrëfyen se i vodhën kaskat në një makinë vetëm për lojë: «Është një lojë mes shoqërive, bëjmë garë se kush vjedh më shumë», u kanë treguar ata hetuesve.
 
Policia ka thirrur në komisariat prindërit e të rinjve, të gjithë studentë dhe ka shpjeguar se të gjashtë të rinjtë janë arrestuar. Një goditje e fortë, por asnjë nuk ka bërë skena dëshpërimi në polici. Të pesë 17-vjeçarët e arrestuar (G. R., L. C., G. M., S. M. S., të lindur në Milano; E. P. I lindur në Shqipëri) ishin të gjithë pa kontekste kriminale, por nga familje të mira.
 
Studentë dhe të pakërkuar kurrë nga forcat e rendit. Ndërsa në xhepat e njërit prej djemve u gjend pak gramë hashash.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›