Itali, 6 vjet burg shqiptares, u kap me 4 kg kokaine
RIMINI- Gjykata e Riminit dënon me 6 vjet burg 26 vejcaren shqiptare Etleva Barbullushi, pasi verën e kaluar u kap me katër kile kokainë teksa udhëtonte në autobandën e Riminit.Prokuroria kishte kërkuar dënimin e saj me 8 vejt burg.Mediat italiane shkruajnë se për vendimin e rëndë ka "peshuar" sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike të sekuestruar. Barbullushi ndodhet në ambientet e paraburgimit që në gusht 2009 ditën kur u arrestua.Avokati mbrojtës i Barbullushit, Alessandro Cristofori është munduar të justifikojë sasinë e kapur me faktin se "katër kilogramët nuk janë një sasi aq e lartë në raportet e një qyteti të dimensioneve të Riminit".Sipas medias italiane Barbullushi kishte pranuar të gjitha aktet e dosjes penale ndaj saj, duke shpresuar në një masë më të lehtë dënimi nga gjykata.Arrestimi i Etleva Barbullushit u bë në gusht të 2009. E reja e cila udhëtonte me makinë së bashku me nipin e saj 9 vjecar sapo kishte dalë nga autostrada dhe gjendej pranë "autobandës" në sportelin për nga Rimini, nga krahu i veriut për në Viserba. Pas një kontrolli rutitnë të makinës, droga u gjet e fshehur në bagazh.(s.g/BalkanWeb)