E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Aleatet e Kryeministrit Berluskoni humbin ne zgjedhjet bashkiake

Koalicioni i Kryeministrit te Italise Silvio Berluskoni ka pesuar nje humje  poshteruese ndersa kandidatet qe ai perkrahu humben ne zgjedhjet per kryetar te bashkive ne Milano dhe Napoli.

Avokati i krahut te majte Xhuliano Pisapia mundi zonjen Leticia Morati te Partise se Berluskonit Populli i Lire ne  balotazh per kryetar te bashkise se Milanos duke fituar 55 per qind te votave. Kjo eshte hera e pare ne 20 vjet qe krahu i majte kontrollon Milanon qyteti i zotit Berluskoni dhe kryeqyteti financiar i vendit.

Ne Napoli nderkohe ish-prokurori Luixhi De Maxhistris fitoi 65 perqind te votave ne krahasim  me 35 perqind  per aleatin e zotit Berluskoni Xhani Letieri.

Rezultatet e ketyre zgjedhjeve nga shume veta shihen si nje renie e popullaritetit te Kryeministrit Berluskoni. 74-vjecari po ballafaqohet me disa akuza gjyqesore mes tyre nje akuze per marredhenie seksuale me nje prostitute te moshes se re. Kryeministri i mohon te gjitha akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›