E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berluskoni: Do kërkoj votëbesim në parlament

TIRANE - “Dua të shoh në fytyrë se kush më tradhton”. Kështu i është përgjigjur kryeministri italian Berluskoni zërave që flasin për dorëheqjen e tij, duke thënë se do të kërkojë votëbesimin në parlament.

Konfirmimin e ka dhënë vetë Kryeministri për të përditshmen italiane “Libero”, pas deklaratave të shumta që vërshuan sot mbi dorëheqjen e tij.

Edhe vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Roberto Maroni u shpreh se Berluskoni nuk e ka më shumicën dhe se problemi qëndron pikërisht brenda partisë së tij.

Kryeministri italian njoftoi në samitin e Kanës se do të kërkonte votëbesimin në mënyrë që brenda 10-15 ditësh të miratohen ndërhyrjet e kërkuara nga BE-ja, për tejkalimin e krizës së borxheve.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›