Tiranë, arratiset me vajzën pas vrasjes së gruas, policia gjen vogëlushen
TIRANE - Policia e Tiranës gjeti vajzën 2-vjeçare të Ismet Hyses, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, një ditë më parë. Policia bëri të ditur se vogëlushja u gjet në banesën e familjarëve të 40-vjeçarit, në periferi të kryeqytetit.
Ndërkaq mësohet se të afërmit e autorit të krimit kanë nisur negociatat me 40-vjeçarin për të bërë të mundur dhe dorëzimin e tij në polici.
Ndërkohë forcat e policisë nisën kërkimet edhe në Tropojë, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në vendlindjen e tij.
Ismet Hysa qëlloi me thikë bashkëshorten e tij 24-vjeçare Jetlira Doci, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe u largua nga vendi i krimit me vogëlushen 2-vjeçare.
40-vjeçari akuzohet për “vrasje me dashje”, ndërkohë që nga të dhënat paraprake hetimore mësohet se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie.
(er.nu/BalkanWeb)