E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kapet oficeri i policisë, vodhi tuba

07/11/2011  Arrestimi në bashkëpunim me SHKB-në

Një punonjës policie u prangos dje në Fier me akuzën e vjedhjes. Mësohet se shtetasi Flori Sulaj, 52 vjeç, efektiv policie, me detyrë ndihmës-specialist për hetimin e krimit në Mallakastër u arrestua në flagrancë nga shërbimet e komisariatit të policisë Mallakastër në bashkëpunim me SHKB. Njoftohet se polici ka rënë në pranga në rrugën Tepelenë-Ballsh, në vendi e quajtur Repet e Greshicës. Ai është kapur teksa transportonte me kamion, së bashku me një person tjetër, tuba hekuri të vjedhura nga linja e vaditjes në rezervuarin e fshatit Luar. Policia arrestoi edhe bashkëpunëtorin e policit, shtetasin Sokrat Coadari, 33 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›