Mekë, pelegrinët e Haxhit gurë kundër shejtanit
MEKË- Miliona myslimanë kanë vazhduar edhe sot pelegrinazhin e tyre të përvitshëm të Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës, në Arabinë Saudite. Pelegrinët qëlluan me gurë 3 shtyllat që simbolizojnë shejtanin në një luginë të ngushtë jashtë Mekës.
Pelegrinët u ngjitën në urën Xhamarat për të marrë pjesë në këtë ritual që përfaqëson refuzimin e tundimit.
Rituali u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga forcat saudite që kësaj here kishin vendosur mijëra kamera për të monitoruar të gjithë zonën.
Kjo pasi ura në luginën Mena ka qënë shpesh skenë e ikjeve në rrëmujë, ku pelegrinët kanë përfunduar duke shtypur njëri-tjetrin. Kështu në 2006-ën 362 vetë u shtypën për vdekje në tragjedinë më të madhe të Haxhit, që prej vitit 1990.
(m.a/News24/BalkanWeb)