Itali, Berluskoni-Napolitanos: Dorëhiqem pas ligjit për stabilitetin
ROME - Buxheti faktik i Italisë u miratua me 308 vota, por 309 deputetë votuan gjithsej ndërsa 321 të tjerë bojkotuan votimin. Përfundon takimi Berluskoni-Napolitano. Presidenca: Kryeministri do të japë dorëheqjen pas miratimit të ligjit për stabilitetin.
BERLUSKONI-NAPOLITANOS: DO JAP DORËHEQJEN PAS MIRATIMIT TE LIGJIT PER STABILITETIN
Ora 20:10- “Dorëhiqen pas miratimit të ligjit për stabilitetin”. Janë këto fjalët që kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni i ka thënë presidentit Giorgio Napolitano gjatë takimit në Presidencë. Lajmi bëhet i ditur nga 'Corriere della Sera'.
Flasim për një takim kokë më kokë, që zgjati gati një orë menjëherë pasi kryeministri humbi mazhorancën në ë Dhomën e Ulët të Parlamentit. Mediat italiane i referohen edhe një deklarate të Presidencës, ku thuhet se, Berluskoni do të japë dorëheqjen pas miratimit të ligjit për stabilitetin.
“Kryeministri italian, Silvio Berlusconi do të japë dorëheqjen vetëm pas miratimit nga Parlamenti të masave buxhetore dhe reformave ekonomike të premtuara në Bashkimin Evropian, për të shmangur përhapjen e krizës në zonën euro, njoftoi sot presidenca e Republikës italiane”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
BERLUSKONI TAKIM ME PRESIDENTIN NAPOLITANO
Ora-18:44 Mediat italiane raportojnë se kryeministri Berluskoni pritet të takohet me presidentin e vendit Giorgio Napolitano për të diskutuar rezultatin e votimit të sotëm në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian.
Burime brenda partisë së kryeministrit përjashtuan mundësinë e dorëheqjes së Berluskonit, duke konfirmuar se takimi do të zhvillohet vetëm për të diskutuar situatën.
Eurokomisioneri për çeshtjet ekonomike Olli Rehn e cilësoi tepër shqetësuese situatën në Itali dhe bëri të ditur se të mërkurën do të nisë puna e misionit monitorues të KE-së në Romë.
MIRATOHET BUXHETI FAKTIK, BERLUSKONI HUMB SHUMICËN
Ora-16:55 Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka humbur mazhorancën në Dhomën e Ulët të Parlamentit.
Buxheti faktik i Italisë u miratua me 308 vota, por 309 deputetë votuan gjithsej ndërsa 321 të tjerë bojkotuan votimin. Rezultatet tregojnë se kryeministri Berluskoni ka marrë më pak se gjysma e votave të Dhomës së Ulët.
Pavarësisht se opozita nuk votoi, shumë deputetë të koalicionit qeverisës së kryeministrit nuk morën pjesë në votim.
Edhe 5 deputetë të partisë së Berluskonit, “Populli i Lirisë”, njoftuan përpara votimit se nuk do të merrnin pjesë, duke vënë kështu në rrezik mazhorancën e Berluskonit.
Në fakt, aleatët e tij brenda koalicionit, nga radhët e “Ligës së Veriut”, i bënë thirrje Berluskonit të japë dorëheqjen, pasi tregjet financiare nuk kanë më besim se ai mund të menaxhojë krizën e borxheve në vend.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rehn: Situata ekonomike në Itali shumë shqetësuese