Thaçi: SHBA rol të pazëvendësueshëm në Kosovë
PRISHTINE - Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi priti të martën një delegacion të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga Dan Burton.
Në takim u bisedua për aktualitetin kosovar, për përkushtimet e qeverisë së Kosovës, implementimin e reformave institucionale, si dhe për tema të tjera me interes.
Kryeministri Thaçi i njohu kongresistët amerikanë me përkushtimet e qeverisë së tij. Sipas Thaçit, pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është shndërruar në faktor paqeje, stabiliteti, bashkëpunimi dhe zhvillimi.
Kryeministri nënvizoi se roli i SHBA-ve është dhe do të mbetet gjithmonë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.
Në emër të delegacionit të kongresistëve amerikanë, Dan Burton theksoi se bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës do të fuqizohet edhe më tej, në funksion të avancimit të proceseve pozitive për të tashmen dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
(er.nu/BalkanWeb