E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berluskoni koalicion me partinë Liga e Veriut

07-01-2013 / Gazeta 55

“Koalicion me Ligën e Veriut për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.
Ish kryeministri italain Silvio Berluskoni tha se Partia e tij “ Populli i lirise” dhe “Liga e Veriut” do të mundohen të formojnë një qeveri të qendrës së djathtë, ndërsa shtoi se ai nuk do të jetë kandidati për kryeministër i vendit.
“Kandidati ne Lombardi do te jete Maroni i cili do te mbeshtetet nga te gjithe ne
Dhe per sa i perket Silvio Berlusconit do te jete lideri i te gjithe koalicionit.
Po ashtu kam hedhur hipotezen se une mund te merrem me ekonomine si minister i ekonomise”.
Per sa i perket bashkepunimit me Ligen e Veriut, Berluskoni nuk ben asnje hap pas.
“Shpresoj qe kjo te kuptohet nga populli italian se une nuk po kerkoj poste me ambicje politike“.
Gjate intervistes ne “tgcom” ish kryeministri italian nuk ka lene menjane as sulmet e Mario Montit.
”Gjykimi im per Montin eshte shume negativ, sepse nga njera ane nuk me pelqen fakti qe ai prezantohet si protagonist ne politike”.
Ndërsa ka përfituar nga mundësia për t’i bërë një apel të shpejtë qytetarëve.
“Qytetarët të lënë menjanë zhgenjimin, pakënaqësinë nga politika, partive që janë sot dhe liderëve të partive politike”- thotë ai.
Berluskoni duket i vendosur edhe pse e shkuara nuk ka treguar nje eksperience te mire me partine e Umberto Bossit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›