SHBA, pengmarrësi i shkollës vret veten

Personi i armatosur i cili u fut në një shkollë në Florida të Shteteve të Bashkuara, qëlloi veten. Fatmirësisht asnjë person tjetër nuk u lëndua.
Autori, i identifikuar me emrin Clay Duke u fut në zyrat e bordit drejtues të institucionit arsimor dhe kërcënoi për disa momenti personelin mësimdhënës të shkollës e më pas qëlloi veten.
Fillimisht autoritetet dyshuan se ai ishte qëlluar nga një person i tretë, por filmimet e një kamere sigurie zbardhën gjithçka. Ndërkhë mbeten ende mister motivet që e çuan autorin në ndërmarrjen e këtij akti.