eshtja Tirana palet do te kerkojne zgjidhjen ne fillimin e javes se ardhshme

Drejtuesit kerkojne zgjidhje sa me shpejt te jete e mundur
Ekipi me i titulluar ne Shqiperi Tirana kete fundjave gjeti fitoren e pare kete edicion te Superliges Shqiptare. Por drejtuesit e klubit duket se nuk iu gezuan shume triumfit pasi nxoren ne shesh te gjitha paqartesite qe la fillim-sezoni. Presidenti Refik Halili deklaroi se me buxhetin qe ka klubi per momentin nuk mund te mbylle sezonin duke qene se sponsoret e tjere te premtuar nga shefi i klubit Rauf Dimraj ende nuk jane afruar. Si te mos mungonte nje ceshtje Halili dy dite me pare ka hapur edhe nje tjeter presidenti i bardehbluve deklaroi se shefi i klubit ka abuzuar me fondet qe ka marre nga ekipet zinxhire.
Zgjidhja
Ketij lemshi mendohet se do ti jape zgjidhe kryesia e klubit te 24 here kampioneve te Shqiperise. Burime prane ketij klubi bene me dije se te henen ose te marten do te mblidhet kryesia per te vendosur nje here e mire hapat qe do te ndermarrin drejtuesit per te gjetur zgjidhje.
Kerkesat
Mendohet se kryesia do te jete e qarte ne kerkesat e saj. Burime prane klubit bejne me dije se kryesia do ti kerkoje llogari shefit te klubit per fondet qe ka marre nga ekipet zinxhire si dhe do te dergoje nje leter ne adrese te kryetarit te Bashkise se Tiranes me qellim qe ky i fundit te nderhyje dhe te sqaroje sa me shpejt ceshtjen e sponsoreve te ketij klubi.
Rivaliteti
Duke pare ecurine e ekipeve ne Superiore nje gje eshte e sigurt kjo situate nuk e ndihmon aspak Tiranen. Ky sezon eshte ndryshe nga ai i vitit te shkuar te pakten duke pare shtimin e skuadrave qe do te rivalizojne per fitimin e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise eshte mjaft i veshtire pasi eshte rritur ndjeshem edhe cilesia e ekipeve me lojtare nga vendi dhe te ardhur nga jashte. Gjithsesi bardheblute duket se jane mbrojtur duke qene se kane marre ne oret e fundit te merkatos lojtare si Bushi dhe Muka.