Renditja e FIFA-s Kombetarja ngjit 3 shkalle Gjermania merr vendin e dyte

Perfaqesuesja kuqezi ka fituar tri vende ne renditjen e pergjithshme te FIFA-s duke u renditur ne vendin e 67-te. Nderkohe qe Spanja vendi i pare ndiqet nga Gjermania qe parakaloi Brazilin. Ne renditjen e FIFA-s te rifreskurar per te fundit here me 15 shtator kombetarja e Josip Kuzhese mban vendin e 67-te mes 207 ekipeve duke fituar tre pozicione nga renditja e fundit ne muajin gusht. Rezultatet pozitive ne ndeshjet e fundit i kane shtuar kuqezinjve 47 pike duke u ngjitur ne kuoten e 502 pikeve. Sa i perket kundershtareve te Shqiperise ne eliminatoret e Euro 2012 Franca ka humbur gjashte vende nga renditja e fundit dhe tashme pozicionohet e 27-a. Rumania ka humbur kater vende duke u renditur ne vendin e 46-te kurse Bjellorusia ka arritur nje ngjitje prej 23 shkallesh duke mbajtur vendin e 55-te. Ne te 59-in renditet Bosnje-Hercegovina e cila ka humbur dy pozicione nderkohe qe Luksemburgu mban pozicionin e 130-te duke rene 13 shkalle. Sa i perket te medhenjve vijon te kryesoje Spanja e ndjekur nga Holanda. Gjermania renditet e treta duke parakaluar Brazilin nderkohe qe Argjentina ruan vendin e peste. Ngjit nje shkalle edhe Anglia e gjashta ne dem te Uruguait. Dhjeteshen e pare e mbyllin Portugalia Egjipti dhe Kili te cilet kane ruajtur pozicionet e meparshme. Italia ka humbur dy vende dhe tani mban vendin e 13-te.