E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Fazio: Shkollat rrezikojnë të hapen nëse virusi H1N1 përparon

" Nuk përjashtohet shtyrja e mundshme për rihapjen e shkollave, në qoftë se përhapja e epidemisë së sëmundjes së gripit do ta bëjë të nevojshme". Kështu u shpreh Zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Ferruccio Fazio, duke theksuar megjithatë se deri më sot nuk është marrë asnjë vendim si dhe nuk ka shënja se një masë e tillë do të jetë e nevojshme. Gjithashtu Fazio tha se në Itali epidemia e dimensioneve të mëdha nuk ka ardhur ende dhe për këtë arsye është i parakohshëm një vendim i tillë. Megjithatë ai shtoi se duhet të vlerësohen të gjitha hipotezat.
"Muaji shtator i planifikuar për hapjen e shkollave do të jetë me siguri një moment vendimtar dhe që në momentin që epidemia e sëmundjes së re do të shfaqet nmë Itali, infektimi do të jetë shumë i shpejtë dhe rastet do të shtohen shpejt me një kapacitet të dyfishtë në krahasim me rastet mesatare për çdo 10 ditë.
"Është e mundur që kjo të ndodhë brenda 20 ditëve të ardhshme, apo brenda një muaji. Dhe asgjë nuk mund të bëhet për ndalimin e epidemisë. Italia tashmë nuk është më në një fazë izolimi, por në fazën e pandemisë. Nuk mund të bëjmë asgjë tjetër, veçse të kurojmë të sëmurët", deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë.
Në një intervistë për gazetën "Il Giornale", Fazio deklaroi se deri tani janë infektuar vetëm 258 persona, "por numri i të prekurve nga virusi mund të arrijë deri në 13 milionë". Fazio bëri të ditur gjithashtu se Italia ka nënshkruar një kontratë për prodhimin e vaksinave kundër virusit H1N1, me vlerë deri në disa qindra milionë euro.
Sipas zëvendës ministrit italian, nëse plani i tyre për vaksinimin e 8.6 milion italianëve, apo 14 për qind të popullsisë, brenda këtij viti, atëherë në Itali mund të sëmuren vetëm 4 milionë persona dhe nëse "çdo gjë shkon sipas parashikimeve, epidemia mund të mbyllet përpara verës së ardhshme"-tha zëvendësministri italian i Shëndetësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›