Korçë, dy të plagosur në dy aksidente

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur në orë të ndryshme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Mësohet se Luan Lici, 52 vjeç, nga fshati Bulgarec i Korçës qarkullonte me një biçikletë kur u përplas nga një mjet me targa të huaja, që drejtohej nga një shtetas anglez". Përplasja, sipas policisë që shkoi në vendngjarje, ka qenë e lehtë, por 52 vjeçari ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar mbi asfalt.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vashtmi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku si pasojë e aksidentit është plagosur Mirosh Brahollit, 52 vjeç, nga fshati Vashtmi, që qarkullonte me karrocë. Nga hetimet e policisë në vendngjarje, rezulton se 52 vjeçari u përplas nga një mjet që lëvizte në të njëjtin drejtim me të. Dy të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka dërguar për ndjekje penale dy drejtuesit e mjeteve që shkaktuan këto aksidente.