Itali, GDF arreston 4 trafikante shqiptare

Agjentet e Guardia di Finanza ne Itali kane arrestuar sot kater shtetas shqiptare ne kuader te nje hetimi kunder trafikut dhe shperndarjes se kokaines ne Friuli dhe Veneto.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave pervec personave te arrestuar 10 te tjere, 7 shqiptare dhe 3 italiane, jane denoncuar. Hetimet filluan pas arrestimit ne shtatorin e kaluar te nje shtetasi italian, i cili u kap ne zoterim te nje sasie kokaine. Burimet shtojne me tej se agjentet e GDF-se kane kryer edhe nje seri kontrollesh ne Pordenone dhe Trevixhano.