E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali-Greqi: Jemi vetem per projektin TAP Eglantina Nasi

Gazsjellesi Trans-Adriatik (TAP), eshte nje projekt, i cili po gjen gjithmone e me shume mbeshtetjen nga vendet e perfshira brenda tij, duke i shtuar ne kete menyre shanset qe ai te jete projekti fitues per te transportuar gazin natyror nga Azerbajxhani drejt Evropes. Keshtu, per palen italiane, ka qene vete ambasadori ne Tirane, Massimo Gaiani, i cili gjate nje prononcimi per mediat dje e ka pohuar hapur qenien pro ndaj ketij projekti, ku perfshihet edhe Shqiperia. “Italia mbeshtet fuqishem ndertimin e projektit TAP, i cili do te sjelle gazin azer ne Itali nepermjet Shqiperise, duke dhene keshtu nje impakt te rendesishem ne zhvillimin e vendit dhe rritjen e punesimit. Per kete, ne i japim mbeshtetjen maksimale, jemi absolutisht per projektin TAP”, mesohet te jete shprehur ai. Duke u distancuar nga projekti rival i tij, Nabucco, per te cilin Gaiani, do te shprehej se nuk paraqet leverdi per vendin e tij dhe prandaj, detyrimisht, eshte pro projektit te gazsjellesit TAP. “Sepse projekti Nabucco do ta coje gazin ne tjeter drejtim, ne vendet e Evropes Veriore e Qendrore. Keshtu qe ne mbeshtesim projektin TAP”, vleresoi mes te tjerash Gaiani. Ndersa sa i perket pales greke, mesohet se ajo e ka dhene mbeshtetjen ndaj ndertimit te gazsjellesit Trans-Adriatik, gjate nje takimi te zhvilluar me projektuesit e tij. Te kryesuar nga drejtori menaxhues i TAP-it, Kjetil Tungland, ata kane pershendetur edhe nje here perkrahjen e shprehur nga qeveria greke mbi kete projekt, duke e konsideruar ate si te nje rendesie te madhe per Greqine, por ne te njejten kohe edhe per strategjine energjetike ne Evrope. Keshtu, gjate nje takimi qe perfaqesuesit e TAP-it kane pasur me kryeministrin grek Antonis Samaras, kane pohuar se me nje total prej 1.5 miliarde eurosh, projekti i ketij gazsjellesi do te perbeje nje nga investimet e huaja direkte me te medha ne Greqi. "Ne e mirepresim mbeshtetjen e vazhdueshme te qeverise greke, e cila po perforcon mundesite e suksesit te kursit grek, si edhe afrimin e dates mbi vendimin per korridorin jugor te gazit natyror”, mesohet te jete shprehur lidhur me nje fakt te tille, drejtori Tungland.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›