E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magath e kundërsulmon Bayernin

Trajneri i Schalke 04, Felix Magath i është kundërpërgjigjur liderit të Bundesligës, Bayern Munich të dielën derisa ka eskaluar lufta e fjalëve mes dy ekipeve në garë për titull vetëm dy ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Schalke, me fitoren 1-0 në Hertha Berlin, të dielën, u ngrit në 64 pikë krah për krah me Bayernin që barazoi 1-1 në Moenchengladbach. Bayern ka epërsinë e golaverazhit më të mirë dhe në dy xhirot e fundit takohet me ekipet që luftojnë për mbijetesë, Bochum dhe Hertha Berlin, ndërsa Schalke përballet me Werderin dhe Mainzin.

Derisa Bayern ndjek titullin e 22-të në Bundesligë, Schalke lufton për kurorën e parë nga viti 1958. “Nëse arrijmë edhe dy fitore, titulli është yni. Pastaj Bayern do të jetë nervoz gjatë pushimeve verore.

Trajneri dhe presidenti i tyre mund të thonë çfarë të duan por Liga e Kampionëve është në mendjen e tyre. Kjo ua merr përqendrimin dhe tashmë kemi parë befasinë e parë (barazimin me Gladbachun).

Por, mund të vijnë edhe dy të tjera. Jam i sigurt se Bayern nuk do të fitojë dy ndeshjet e tyre të fundit”, tha Magath. Javën e kaluar, kryetari i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ngacmoi Schalken për krizën e tyre financiare duke thënë se ata nuk do të kenë para për të ndërtuar një tarracë në Gelsenkirchen, nëse do ta fitojnë titullin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›