Itali Konfirmohen te pakten 5 te mbytur ne anijen Costa Concordia

Numri i te vdekurve nga mbytja e anijes luksoze italiane u rrit ne pese pasi punonjesit e shpetimit zbuluan sot trupat e dy burrave te moshuar ne pjeset e fundosura te Costa Concordias. Nderkohe numri i te zhdukurve eshte reduktuar nga rreth 40 ne 15.
Mbremjene se shtunes nje cift nga Koreja e Jugut qe ishin ne muajin e mjaltit u nxoren nga kabina e tyre. Te pakten tre njerez u vrane kur anija ngeci ne rere te premten ne darke ne brigjet e italise veriore duke batuar nga njera ane. Dy franceze dhe nje pjestar peruan i personelit vdiqen. Me shume se 30 njerez u plagosen. Skuadrat e shpetimit te cilat perdoren barkat e shpetimit dhe helikopteret arriten te evakuonin me shume se 4 mije pasagjere dhe pjestare te ekuipazhit ne ishullin Xhilio aty prane mengjesin e se shtunes.
Pasagjeret e mbijetuar tregojne pervojne e hidhur mes tyre dhe turisti amerikan Mark Plath.
Ne ishim duke qendruar dhe anija nisi te ecte me shpejtesi u kthye dhe pashe nje nga vincat e anijes qe goditi nje prej anijeve te shpetimit e cila u thye
Aty ishin dy nejrez pashe 5 te tjere qe u hodhen ne uje e nisen te notojne ..
Pasagjeret ishin ne orarin e darkes ne kohen e incidentit dhe iu eshte thene se anija kishte probleme energjie.
Autoritetet kane nisur nje hetim per arsyet se perse anija preku ne cektine.
Kapitetini italian Francesko Schetino u ndalua dje mbasi u mor per disa ore ne pyetje. Agjencia italiane ANSA thone se ai do te perballet me disa akuza mes tyre per vrasje dhe braktisje te anijes.