Zbulohen tre të mbijetuar në anijen “Costa Concordia”

Zjarrfikësit arritën të gjenin tre persona të mbijetuar në një nga kabinat e anijes së mbytur italiane “Costa Concordia” në Detin Tiren.
Zjarrfikësit vendosën lidhje me një çift dhe e gjetën atë në një prej kabinave.
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, kur anija goditi tokën të premten në mbrëmje në brigjet veriore të Italisë dhe u përmbys në njërin krah.
Më shumë se 30 persona të tjerë u lënduan. Të paktën 40 vetë figuronin ende të humbur.
Kapiteni italian, Francesco Schettino, u ndalua mbrëmë disa orë për t’u marrë në pyetje. Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, thotë se ai mund të përballët me disa akuza, përfshirë edhe atë për vrasje dhe braktisje të anijes.