E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba ndaj Shtëpisë së Bardhë

Dy plumba janë qëlluar mbi dritaret e Shtëpisë së Bardhë, lajmëruan ditën e mërkurë Shërbimet Sekrete Amerikane.

CIA ishte duke hetuar pasi një xham ishte thyer. Njëri prej plumbave kishte mbetur në xhamin e dytë mbrojtës, ndërsa tjetri kishte arritur të depërtonte deri në mjediset e brendshme.

Një 21-vjeçar me origjinë latine, Oscar Ramiro Ortega, dyshohet se është përgjegjësi i sulmit. Ai është vendosur menjëherë në listën e të shumëkërkuarve në vend.

”Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa siguria në perimetrin rreth Shtëpisë së Bardhë do të shtohet”, deklaroi zyra e shtypit të CIA-s.

Të dy plumbat u gjetën ditën e martë. Besohet se ato janë qëlluar që nga monumenti i Uashingtonit, i ndodhur përballë, rreth orës 21:30 të ditës së premte.

Dëshmitarë deklaruan se dëgjuan krismat dhe sekonda më pas, dy makina që po largoheshin me shpejtësi. Një armë kallashnikov u rikuperua në vendngjarje. Është ende e paqartë nëse ky ishte një atentat ndaj presidentit Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›